Graphic Designer

Design Tiranë Full Time

web:in Development House, Google Partner, ka hapur pozicionin vakant të punës: Graphic Designer

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ideimi dhe krijimi i logo-ve, broshurave, video prezantimeve dhe kontentit të ndryshëm për web dhe rrjete sociale.

  • Zhvillim/Propozim kompozime grafike që i përshtaten kërkesës së klientit.

  • Prezantim idesh dhe konceptesh të reja tek Project Manager.

  • Realizim projektesh dhe detyra të caktuara grafike nga Project Manager.

  • Bashkëpunim grafik dhe koordinim i përditshëm me kolegët.

  • Mbledhje dhe raportime me stafin mbi ecurinë dhe realizimin e projekteve sipas afateve të paracaktuara.

  • Respektimi i deadline-ve të përcaktuara.

Aftësitë e kërkuara:

– Njohuri shume te mira mbi paketën Adobe (Adobe Photoshop, Adobe Illustrator, Adobe InDesign Adobe Premiere).

– Të ketë njohuri të mira të gjuhëz angleze.

– Aftësi në përgatitjen e dokumentave dhe raporteve teknikë.

– Të jetë origjinal, me sens të lartë kreativiteti dhe vizualiteti.

– Të jetë i kujdesshëm ndaj detajeve.

– Të jetë fleksibël, entuziast dhe konfident.

Dokumentat e nevojshme për të aplikuar:

– CV me foto.

– Portofolio e puneve te mëparshme

Portolofio duhet të përmbajë:

– 1-3 versione logosh.

– 1-3 versione Social Media Desing.

Perparesi të madhe kanë ata kandidatë qe kanë njohuri gjithashtu ne video editing ne programet si Adobe after effects dhe Premiere pro.

Duke ju falënderuar për konsideratën tuaj ju njoftojmë se vetëm kandidatet që plotësojnë të gjitha kushtet e sipërpërmendura do te njoftohen për fazat e intervistimit.

Ju faleminderit për bashkëpunimin!

Rruga Haxhi H. Dalliu 7, Tiranë

Search Filters